Elezi: Jemi në fazën e rivlerësimit, ribalanci i buxhetit do të bëhet në tetor


Gazeta Express
20 Gusht 2019 15:31

Më së voni deri në tetor do të ketë rishikim të buxhetit. Zëvendësministrja e financave Shirete Elezi tha se nga ky rishikim i buxhetit do të përfitojnë komunat të cilat akoma janë në borxhe.

“Prej tri komunave, siç është e Tetovës, Dellçevës dhe Koçanit, të cilat gjithashtu do të marrin sot mbi 128 milion denarë kredi. Do të thotë ‘on-landing’ si të realizohen këto projekte do të kenë të drejtë të aplikimit për grante, sipas kritereve të Bankës Botërore” deklaroi Shirete Elezi, Zv. Ministre e Financave.

Rishikimin e buxhetit, Elezi e paralajmëroi gjatë takimit me disa krerë të komunave me të cilët firmosën memorandume për sigurimin e 165 milion denarëve nga Banka Botërore. Mjetet e huazuara Tetova do të shfrytëzojë për bulevardin Vidoe Smilevski-Bato, ndërsa Gazi Baba për furnizimin e vendbanimeve me ujë të pijshëm.

“Është fjala për vazhdimin e Bulevardit Industrial. Kushdo që ka idenë për trafikun në Tetovë e ka parasysh faktin që një bulevard anësor dhe zgjerimi i tij do të thotë mundësi e zvogëlimin të komunikacionit” tha Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

“Jo vetëm që grantin do ta shfrytëzoja për furnizim të vendbanimeve me ujë të pijshëm. Në të kaluarën si Komunë huazimin e kemi shfrytëzuar për dy projekte kapitale, ndërtimi i Shkollës ‘Gligor Përliçev’ dhe ndërtimi i kanalizimit në vlerë të 2 milion euro, prej të cilave 72 milion denarë janë marrë huazim nga Banka Botërore” u shpreh Boris Georgievski, Kryetari i Komunës së Gazi Babës.

Në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale, 9 komuna morën grante të pakthyeshme në vlerë prej 28 milion denarëve, kurse tri të tjerat morën kredi në shumën e 138 milion denarëve.

Prej këtyre huazuan Dellçeva, Koçani edhe Tetova. Kurse, Gostivari, Gjevgjelia, Bërvenica, Buteli, Dobërca, Ilindeni, Kisella Voda, Gazi Baba dhe Çeshinovo morën mjete të pakthyeshme, të gjitha këto për qëllime të ndërtimeve infrastrukturore.


Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart