Elezi: Deri në ora 16:00 janë rinumëruar 83 vendvotime


Gazeta Express
18 Tetor 2019 16:56

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve për të cilat mori vendim dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak të gabimeve teknike, por edhe mos përputhjeve të formularëve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Express se deri në ora 16:00 janë rinumëruar 83 vendvotime.

“Sipas të dhënave të orës 16 (e premte, 18 tetor) numri i vendvotimeve të rinumëruara është 83 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja”, ka thënë Elezi për Express.

Ndryshe, me vendim të KQZ’së më herët janë rinumëruar edhe 314 vendvotime për shkak të gabimeve teknike në formularë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart