El Cheka: Askush nuk mund ta ndalë publikimin e “bombave”


Gazeta Express
10 Qershor 2019 15:55

Bisedat e përgjuara të Sheqerim Ahmetit, të njohur në Fejsbuk si “El Cheka” për funksionarët e lartë të BDI-së, po e gjejnë rrugën deri tek publiku në mënyra të ndryshme.

Vazhdimisht “El Cheka” dhe bashkëpunëtorët e tij po hapin profile të reja në Fejsbuk, në të cilat publikohen përgjime të reja të funksionarëve. Çdo ditë ka nga dhjetëra biseda të reja.

Përveç rrjeteve sociale, tashmë është krijuar një sistem i publikimit të përgjimeve edhe nëpër portale, kryesisht nga Kosova, Amerika dhe vendet e tjera të botës, për shkak të sul.meve të vazhdueshme ndaj këtyre faqeve dhe fshirjes së përmbajtjeve.

Bisedat janë kryesisht të Ali Ahmetit me Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin, por ka edhe biseda me funksionarë të tjerë aktual të BDI-së.

Anëtari i grupit të Kumanovës, Shefqet Hallaçi nëpërmjet profilit të tij në Fejsbuk, vazhdimisht jep njoftime për profilet e reja të “EL Çekës” dhe për portalet që i janë bashkuar “luftës” kundër BDI-së nëpërmjet përgjimeve. (El Chekaa )

Ditë më parë, El Çeka njoftoi se një njeri me pozitë të lartë në prokurori e kishte paralajmëruar se tre të dënuaruit për rastin e Kumanovës janë në rrezik nga likuidimi në burg, shkaku i publikimit të “bombave”.

Meqë denoncuesit, apo personat që ia kanë dhënë “Bombat” EL Çekës thuhet të jenë Shefqet Hallaçi, Valdet Zekaj dhe Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, në burgun e Shutkës është shtuar siguria për këto tre të burgosur dhe kanë ndryshuar edhe protokollet për shëtitjen e tyre gjatë kohës së lirë, për ushqim e të tjerë.

Të dë.nuarit për rastin e Kumanovës por edhe “El Çeka”, vazhdimisht në Fejsbuk kër.cënojnë me biseda të reja, në qoftë se nuk ka hetim ndërkombëtar për luftimet e 9 majit në Kumanovë, dhe nëse BDI nuk përjashtohet nga Qeveria.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ditë më parë, i quajti “bombat” si “brymë e mëngjesit” apo diçka që do të kalojë shpejt dhe siguroi se ato aspak nuk ia prishin rehatinë partisë së tij./SHENJA/

Te fundit


Kthehu lart