Ekziston edhe një film porno, nga ku është nxjerrë fotoja e prezantuar nga Brovina


Gazeta Express
16 Maj 2019 21:27

Një fotografi e publikuar sot nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, tronditi opinionin në Kosovë e më gjerë.

Brovina prezantoi atë që e cilësoi dëshmi fotografike të përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj.

Por, fotografia e shfaqur nga Brovina rezultoi të jetë aspak e vërtetë. S’është as nga lufta e Kosovës, e madje as nga ndonjë luftë tjetër.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një film pornografik, skenë të të cilit paraqet fotografia e prezantuar nga Brovina.

Gazeta Express ka raportuar sot e para se fotografia e publikuar nga Brovina nuk është e vërtetë, dhe se rrjedh nga një ueb-sajt me përmbajtje pornografike.

Tani, Gazeta Express ka siguruar edhe filmin pornografik, nga ku është nxjerrë fotografia në fjalë.

Sigurisht, për shkak të përmbajtjes, Gazeta Express nuk do ta botojë atë, por e posedon, të plotë. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart