EMRI/ Ekzekutohet brenda makinës 27 vjeçari në Vlorë, detajet e para - Gazeta Express
string(66) "emri-ekzekutohet-brenda-makines-27-vjecari-ne-vlore-detajet-e-para"

EMRI/ Ekzekutohet brenda makinës 27 vjeçari në Vlorë, detajet e para

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 22:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukat, Vlorë, ku një 27 vjeçar është gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Ka qenë ora 21:00 e mbrëmjes së sotme, kur një telefonatë ka lajmëruar policinë se brenda një automjeti ka një person pajetë.

Policia ka konstatuar se viktima është shtetasi Beniamin Bozhani dhe ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.

Lexo Edhe:

Detaje të reja për atentatin ndaj 27-vjeçarit Bozhanit në Dukat të Vlorës, bëjnë me dije se të riut i është bërë pritë në hyrje të fshatit, kur po kthehej në banesë. I riu sapo kishte dërguar në shtëpinë e saj të fejuarën e tij.

Autorët e kanë ndjekur për disa kohë dhe më pas kanë nisur që të qëllojnë me breshëri ndaj tij. Edhe pse Bozhani ka tentuar që t’i largohej autorëve, nuk u ka shpëtuar plumbave të tyre por humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal. Sipas informacioneve paraprake në mjetin tip Benz të viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, çka lë të kuptohet se i riu ruhej prej kohësh.

Njoftimi:

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.