Ekzekutimi i taksistit në Tiranë, nis verifikimi i aktivitetit të dy djemve të tij në Itali - Gazeta Express
string(90) "ekzekutimi-i-taksistit-ne-tirane-nis-verifikimi-i-aktivitetit-te-dy-djemve-te-tij-ne-itali"

Gazeta Express

04/08/2020 12:29

Ekzekutimi i taksistit në Tiranë, nis verifikimi i aktivitetit të dy djemve të tij në Itali

Gazeta Express

04/08/2020 12:29

Ky është 71 vjeçari, Abdullah Budlla i cili u vra me armë zjarri ditën e djeshme (3 gusht) pranë kryqëzimit të Rinasit.

Ndërkohë ditën e sotme janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen.

Lexo Edhe:

Dyshohet se viktima u qëllua me armë nga një automjet.

Nuk janë lënë gëzhoja në vendin e ngjarjes, duke ngritur dyshime për një atentat.

Policia është duke verifikuar ndonjë konflikt të 71-vjeçarit ndërsa është përjashtuar pista e vrasjes për grabitje.

Nga ana tjetër, po verifikohet aktiviteti i familjarëve dhe kryesisht dy djemve të viktimës të cilët janë në Itali, raporton Ora.

Ndaj Budllës është shtënë të paktën 8 herë duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa autorët janë larguar në drejtim te pa ditur.

Budlla me profesion taksist qëndronte në automjetin e tij tip “Renault Skenic”, por një telefonatë e mbërritur në celularin e tij e ka nxjerrë në jashtë makinës duke rënë në priten e autorëve të cilët mendohet të kenë qenë dy persona.

Të shtënat me armë janë dëgjuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë.

Ekzekutimi i Budllës është kryer pranë një gomisterie, por për policinë është e vështirë sigurimi i pamjeve të kamerave të sigurisë pasi bizneset nuk i disponojnë.