Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar me 4 vite burg për kultivim droge - Gazeta Express
string(76) "ekstradohet-nga-greqia-29-vjecari-i-denuar-me-4-vite-burg-per-kultivim-droge"

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar me 4 vite burg për kultivim droge

Gazeta Express

24/09/2020 9:40

Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivim të bimëve narkotikëve.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve, nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës.

Lexo Edhe:

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datë 21.07.2019, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës”, thote policia.

 Përshkrimi i ngjarjes së ndodhur:

Më datë 14.10.2014, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.