Ekstazi për ta trajtuar varësinë nga alkooli, ja cilat janë rezultatet e testimit


Gazeta Express
16 Korrik 2019 10:16

Një eksperiment i vogël, i bërë vetëm me 4 persona, ka rezultuar i suksesshëm në përdorimin e një substance të quajtur MDMA-, një substancë e përdorur për të prodhuar ekstazinë, në trajtimin e alkoolizmit, raporton Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Ky eksperiment i kryer nga hulumtues të Universitetit Imperial në Londër, është vetëm një nga shumë eksperimente të kryera, për të gjetur një kurë për alkoolistët.

Pjesëmarrësit e këtij studimi kanë thënë se ndihen shumë më mirë dhe të pavarur nga alkooli, ata gjithashtu kanë treguar që nuk kanë konsumuar më asnjë gotë alkool. Terapia e tillë u aplikua tek këta pjesëmarrës për tetë javë.

“Unë jam rikthyer në jetë, gjithçka duket më e pastër dhe më e kthjellët tani”, tha një nga pjesëmarrësit në këtë eksperiment.

Ekstazia është një medikament, i cili merret nga njerëz që bëjnë jetë nate, shkojnë në festivale për t’iu dhënë një ndjenjë kënaqësie dhe lumturie. Funksionimi i kësaj substancë për trajtimin e alkoolizmit lidhet me faktin se njerëzit e alkoolizuar zakonisht përballen me ankth dhe depresion dhe kjo substancë lehtëson simptomat e këtyre problemeve.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën mjekësore BMJ Case Reports. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart