Të martën më fillim nga ora 19:30 në Galerinë 17 hapet ekspozita ‘Forehead Vulva Channeling Research’.
Forehead Vulva Channeling Research është hulumtim spekulativ transhumanist
me fokus në zhvillimin e studimeve të avancuara mbi potencialin e trupit të
njeriut për të arritur mirëqenie emocionale gjatë gjithë jetës përmes
rikalibrimit të qendrave të kënaqësisë duke kanalizuar organet e fshehura duke
përdorur teknologji të veçanta. Qëllimi i Forehead Vulva është që të sjell
trupin në një gjendje të lirë, dhe në këtë mënyrë ta transformojë atë, duke
rizbuluar potenciale të reja për të cilat njerëzit ende nuk janë të
vetëdijshëm.
E nisur si seri e Forehead Vulva Channelers – teknologji specifike e
specializuar në Realitet të Shtuar – Forehead Vulva Channeling Research gjeti
mbështetje dhe sukses të shpejtë brenda platformave të centralizuara të mediave
sociale, duke krijuar rrjedhimisht një performancë spontane në mbarë botën në
internet.
Projekti eksploron potencialet e teknologjive për të shndërruar dhe ndryshuar
perceptimet mbi trupin përmes shtesave digjitale duke krijuar identitete të
reja hibride që vazhdimisht ndryshojnë, prandaj sfidon dhe ngacmon idetë e
standardizuara mbi trupin dhe mënyrat e performimit.
Kjo ekspozitë realizohet në bashkëpunim mes Shtatëmbëdhjetë dhe festivalin Ars Electronica në kuadër të një prej katër temave të Galeria 17, Techne.
Rreth Techne:
Techne, është një seri ekspozitash dhe kontributesh ku artistët/et, shkencëtarët/et dhe krijuesit/et takohen në kryqëzimin e teknologjisë dhe artit. Techne përpiqet të përafroj artistët/et dhe komunitetin tonë me një diskurs më të gjerë global mbi teknologjinë dhe inovacionin në art dhe krijimtari artistike. Kontribues/e të ndryshëm me sfond artistik dhe shkencor do të ftohen të shpalosin njohuritë dhe përvojat e tyre, duke edukuar dhe nxitur praktika të ngjashme në mesin e komunitetit.
Rreth Ars Electronica:
Ars Electronica është një platformë që punon në kryqëzimin e artit, teknologjisë dhe shoqërisë përmes organizimit të ekspozitave, programeve arsimore dhe projekteve kërkimore të fokusuara në të ardhmen e shoqërive tona. I themeluar në Linz si një festival në 1979, ai është zgjeruar që atëherë duke përfshirë një laborator, një çmim dhe një muze kushtuar studimit dhe promovimit të arteve mediatike si dhe kulturës dixhitale.
/Express/