Eksploziv në mes të rrugës! Policia mësyn në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë


Gazeta Express
31 Mars 2019 19:47

Një numër i madh forcash policie kanë bllokuar një lagje të tërë në Vlorë këtë të dielë pasdite.

Një pako e dyshimtë është gjetur në lagjen 10 korriku në qytetin bregdetar dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një sasi eksplozivi.

Lënda plasëse është konstatuar në aksin e Unazës, rruga që dublon Lungomaren dhe dyshohet se munnd të jetë shkëputur gjatë ecjes nga ndonjë makinë.

Policia ka bllokuar menjëherë rrugën dhe ka nisur evakuimin e qytetarëve dhe bizneseve pranë zonës, ndërkohë që nga Tirana po vijnë ekspertët për ekzaminimin e pakos./Express

Te fundit


Kthehu lart