Ekspertja japoneze: Dëmet nga tërmeti serioze, me rëndësi tani kujdesi ndaj ndërtesave të prekura - Gazeta Express
string(95) "ekspertja-japoneze-demet-nga-termeti-serioze-me-rendesi-tani-kujdesi-ndaj-ndertesave-te-prekura"

Ekspertja japoneze: Dëmet nga tërmeti serioze, me rëndësi tani kujdesi ndaj ndërtesave të prekura

Gazeta Express

06/12/2019 16:52

Ekspertë të huaj dhe vendas, të mbledhur në një simpozium në Tiranë kanë diskutuar për situatën në vend pas tërmetit.

Profesorja e Universitetit te Tokios, Aya Kubota, tha se dëmet janë shumë serioze, ndaj nevojitet një evidentim i saktë i tyre.

Lexo Edhe:

Sfidat e sotme në industrinë e ndërtimit dhe rimëkëmbja ndaj rreziqeve natyrore, marrë shkas nga tërmeti i 26 nëntorit, mblodhën në një simpozium ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj të fushave të inxhinierisë, planifikimit dhe arkitekturës. Të pranishëm në aktivitetin e mbajtur në Tiranë,  ishin edhe ekspertët japonezë. Profesorja e Universitetit te Tokios Aya Kubota foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes ekspertëve për të menaxhuar sa më mirë situatën.

“Ka shumë rëndësi që të mblidhen sa më shumë të dhëna pas dëmeve të konstatuara në mënyrë që të planifikojmë edhe rikuperimin. Duhet që ekspertët të bëjnë llogaritjen e dëmeve nga tërmeti dhe me pas duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë. Është shumë e rëndësishme që ekspertet ndërkombëtarë, përfshirë dhe ata japonezë duhet të bashkëpunojnë me ata vendas për të ecur para në këtë proces. Dëmet nga tërmeti janë serioze, dhe  njerëzit po i vuajnë shumë këto pasoja. Ka shumë rëndësi të jemi të kujdesshëm me ndërtesat e dëmtuara që kanë marrë krisje të konsiderueshme”.