Eksperti i horoskopit paralajmëron të bëheni gati për një javë BOMBASTIKE!


Gazeta Express
12 Gusht 2019 8:43

DASHI/ Gjatë kësaj jave do të përjetoni gjëra interesante që lidhen me paratë apo me dokumente të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Do të befasoheni nga disa lajme të papritura që kanë të bëjnë me një fejesë, martesë apo një shtatzëni të mundshme. Shumë nga njerëzit që ju rrethojnë janë të gatshëm t’ju ndihmojnë pasi ju duan. Të ardhura të mira këtë javë. Një vizitë e rëndësishme nga një njeri i afërt do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Mos u përpiqni t’u bëni qejfin të gjithëve, por gjykoni me drejtësi.

DEMI/ Këtë javë do t’i përkushtoheni një të afërmi apo miku që po përballet me vështirësi të mëdha. Janë të shumtë ata që kërkojnë nga ju kujdesin emocional, por edhe financiar. Gjatë kësaj jave, në familjen tuaj do të ndodhin disa gjëra vërtet interesante që do të ndryshojnë të ardhmen. Por jo vetëm kaq, edhe në aspektin profesional do të arrini një marrëveshje të mirë që ka të bëjë me pagën tuaj. Do të befasoheni nga një ftesë e papritur.

BINJAKËT/ Gjatë kësaj jave do të përjetoni gjëra të pakëndshme në marrëdhënien tuaj me partnerin, por edhe me familjarët. Nuk është momenti i përshtatshëm për debate apo për të nisur çështje gjyqësore. Do të merrni një lajm zhgënjyes apo të keq për një mikun tuaj. Ndërsa në aspektin financiar, gjërat janë më të favorizuara dhe të ardhurat do të jenë më të mëdha. Një kontratë e re për ju. Një javë e mbarë për të nisur një punë apo një biznes të ri.

GAFORRJA/ Kjo javë premton nisma të reja dhe premtuese në aspektin financiar. Këto të fundit nuk janë të rëndësishme vetëm për ju, por edhe për familjarët tuaj. Kjo do të jetë një javë shumë aktive në aspektin social. Bëni kujdes se si reagoni ndaj informacioneve që të tjerët ndajnë me ju. Femrat e shenjës së Gaforres këtë javë do të jenë të hapura ndaj flirtimeve dhe aventurave të reja. Dashuria është shumë pranë jush, por mos u tregoni shumë naivë.

LUANI/ Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për jetën tuaj personale dhe familjare. Priten ndryshime të mëdha të të ardhurave, por edhe në jetën sentimentale. Do të zini miqësi të reja me përfitime të mëdha profesionale. Humori juaj do të jetë shumë i luhatshëm këtë javë. Do të merrni një propozim të papritur nga njerëz që s’ua merrte aspak mendja. Shmangini debatet me njerëzit që ju i konsideroni si të vështirë. Femrat do të duan të kalojnë më shumë kohë me mikeshat në natyrë ose në një ambient të këndshëm, përkundër dëshirës së partnerëve.

VIRGJËRESHA/ Këtë javë do të jeni të detyruar të merrni një vendim të vështirë në familje ose në punë. Do të krijoni kontakte të reja profesionale. Mundësitë që do t’ju jepen janë shumë premtuese. Mos i lini pas dore. Bëni kujdes me kë do të bisedoni këtë javë pasi dikush ka një qëllim tjetër të fshehtë. Do të merrni një ftesë për një eveniment publik. Këtë javë do të jeni të detyruar të shisni diçka pa dëshirën tuaj. Ju ka lindur një dëshirë e madhe të ndryshoni mobilimin e shtëpisë dhe të bëni ndryshime.

PESHORJA/ Këtë javë do të keni mundësi të realizoni angazhimet e lëna pezull deri më tani. Kjo do të jetë një javë interesante me dy vendime të rëndësishme që do të ndikojnë shumë në jetën tuaj. Do të humbni dikë shumë të dashur në rrethin tuaj të të afërmve apo familjarëve. Është e rëndësishme të ruani qëndrueshmërinë mendore dhe emocionale që të jeni sa më kthjellët dhe të merrni vendimet e duhura. Aspekti sentimental është i favorizuar, por gjithçka varet nga luhatjet e humorit që përjetoni. Një bashkëpunim shumë frytdhënës ju pret.

AKREPI/ Këtë javë do ta keni të vështirë të realizoni planet tuaja. Vështirësitë janë pasojë e keqkuptimit të ideve tuaja nga njerëzit që ju rrethojnë. Ju takon juve në doni të injoroni mendimin e tyre dhe të shmangni një konflikt. Këtë javë do të merrni një lajm të keq për një mikeshë tuajën, gjë që do të ndikojë shumë te ju. Shpenzime të papritura këtë javë, ndaj duhet ta merrni më seriozisht gjendjen tuaj financiare. Bëni kujdes nëse bëni punë të vështira dhe të rrezikshme.

SHIGJETARI/ Këtë javë do të keni shumë angazhime dhe detyra për të çuar deri në fund. Kjo gjë do të ndikojë edhe brenda familjes. Ndryshime të mëdha si në aspektin profesional, por edhe në atë familjar. Ata që punojnë me pronat, do të kenë rezultate shumë të mira. Ju nuk jeni nga ata që prisni ta arrini suksesin sa hap e mbyll sytë, pasi për ju gjithçka arrihet me mund. Do të merrni lajme të papritura nga një person që njihni dhe kjo gjë do të ndikojë shumë te ju. Shigjetarët këtë javë do të përjetojnë një situatë paniku dhe frike. Pikërisht këtë javë do të vihen në provë aftësitë tuaja për t’ia dalë mbanë. Dyshime të brendshme të shkaktuara nga njerëzit pesimistë që ju rrethojnë.

BRICJAPI/ Kjo javë për Bricjapët do të jetë e mbushur me mundësi të reja. Një marrëveshje ligjore që mbyllet me sukses. Një surprizë e këndshme do t’ju ndodhë gjatë kësaj jave. Disa nga ju do të konfliktohen me një person të afërt, por nuk është nevoja t’i kushtoni rëndësi. Bëni kujdes me financat, sidomos nëse jeni duke marrë kredi. Nëse jeni të pasigurt për diçka, kërkoni këshillë. Merruni më seriozisht me veten dhe shëndetin tuaj. Bëni një vizitë te mjeku, qoftë edhe vetëm për disa këshilla. Meshkujt e Bricjapit janë më optimistë. Të lindurit në shenjën e Akrepit, Peshqve dhe Gaforres kanë një ndikim të madh te ju.

UJORI/ Kjo javë do të shoqërohet nga ngjarje të papritura në familjen tuaj, sidomos për meshkujt e kësaj shenje. Një takim interesant me një femër, pjesë të rrethit tuaj shoqëror. Bëhuni gati për disa surpriza këtë javë, që më shumti kanë të bëjnë me financat. Do të kërkoni rritje të pagës suaj pasi nuk ndiheni të vlerësuar. Mundësi të mira për të zënë miqësi të reja. Jini më aktivë nëse jeni në kërkim të një partneri dhe shfrytëzojini të gjitha mundësitë.

PESHQIT/ Këtë javë do të merrni pjesë në një eveniment shumë të rëndësishëm. Do të bëni një bisedë shumë serioze që kërkon durimin tuaj maksimal. Për ju është e rëndësishme të shpreheni në mënyrë korrekte dhe të shmangni keqkuptimet. Një udhëtim i planifikuar prej kohësh do t’ju lidhë me njerëz të rinj. Këtë javë do të shpenzoni shumë dhe ndoshta do të detyroheni të merrni edhe hua. Java do të jetë shumë produktive në aspektin e zhvillimit tuaj profesional. Në aspektin sentimental, femrat e lindura në shenjën e Peshqve do të kalojnë ndarje të papritura ose do të debatojnë pa arsye të forta me partnerët e tyre.

Te fundit


Kthehu lart