Ekspertët zviceranë shkojnë në Qendrën e Paraburgimit ku mbahej Astrit Dehari, ekzaminohet vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(107) "ekspertett-zvicerane-shkojne-ne-qendren-e-paraburgimit-ku-mbahej-astrit-dehari-ekzaminohet-vendi-i-ngjarjes"

Ekspertët zviceranë shkojnë në Qendrën e Paraburgimit ku mbahej Astrit Dehari, ekzaminohet vendi i ngjarjes

Gazeta Express

22/10/2020 14:52

Sot, në qelinë e paraburgimit në Prizren, në vendin ku është gjetur i vdekur ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje do të shkojnë ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Në mëngjesin e ditës së sotme, Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është paraqitur në Policinë e Kosovës në Prishtinë, së bashku me prindërit e Deharit.

Lexo Edhe:

Gashi së bashku me prindërit e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje morën pjesë në takimin e planifikuar me ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne, të cilët u sqaruan për ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari.

Pas këtij takimi, Gashi është nisur së bashku me disa ekipe në mesin e tyre edhe ekspertët zviceranë për në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gashi ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express duke thënë se ekspertët zviceran do të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Tashmë jemi nisur për Prizren, faktikisht ekspertët zviceranë kanë qenë nga ora 9 deri tash ku janë duke dhënë sqarime. Do ta shohim qelinë, dhe ekipi do ta shoh vendin e ngjarjes është vendosë që në ora 3 e gjys do të jemi aty dhe do të bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes. Do të jenë edhe ditën e nesërme, janë një mori ekipesh. Janë dy ekspertë zviceranë ata që e kanë përpilu ekspertizën që e eliminon vetvrasjen”, ka thënë Gashi. /Express/