Ekspertët suedezë: Rusia do të mund ta fitonte luftën me NATO-n në këtë formë - Gazeta Express
string(76) "ekspertet-suedeze-rusia-do-te-mund-ta-fitonte-luften-me-nato-n-ne-kete-forme"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2021 10:33

Ekspertët suedezë: Rusia do të mund ta fitonte luftën me NATO-n në këtë formë

Lajme

Gazeta Express

13/03/2021 10:33

Agjencia Kërkimore e Mbrojtjes në Suedi ka parashikuar se një luftë e hapur në pjesën veriore të Evropës do të mund të rezultonte në bllokimin e vendeve të Baltikut nga Rusia, duke ia pamundësuar NATO-s sjelljen e ndihmës dhe duke siguruar kontroll në rajon.

Në raport, hulumtuesit realizuan një lojë të simuluar lufte për ta përcaktuar baraspeshën e fuqisë në Evropën Qendrore dhe Veriore në të ashtuquajturin “skenar i ankthit”. Sipas këtij simulimi, Rusia do ta sulmonte Lituaninë përmes Bjellorusisë fqinje.

Lexo Edhe:

Në bazë të llogaritjes hipotetike, aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do të përfshihej në një konflikt të drejtpërdrejtë që nuk është parë në kontinent që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, por u përjashtua përdorimi i armëve bërthamore, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

“Në letër, raporti i forcave i jep Rusisë gjasa të mira për sukses, nëse konflikti mund të mbahet në periudhë të shkurtër dhe rezultati të vendoset herët”, thuhet në raportin e agjencisë suedeze.

Më tej, në këtë raport thuhet se një sulm i befasishëm i Rusisë që do t’ua mundësonte trupave të shënojnë sukses në Detin Baltik dhe të bashkohen me trupat e ndodhura në enklavën e Kaliningradit do të ishte jetik, para se të fillonin sulmet ajrore me rreze të gjatë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca.

Në anën tjetër, thuhet në analizë, gjasat më të mira të NATO-s për të shënuar sukses do të ishin nëse do t’ia pamundësonte Rusisë superioritetin në ajër, duke u mbajtur derisa të arrijnë aeroplanët luftarakë.