“Eksodi” i Kumanovës, murali i Idrizit në kohë pandemie - Gazeta Express
string(52) "eksodi-i-kumanoves-murali-i-idrizit-ne-kohe-pandemie"

Gazeta Express

11/06/2020 22:57

“Eksodi” i Kumanovës, murali i Idrizit në kohë pandemie

Gazeta Express

11/06/2020 22:57

Naim Idrizi ka punuar dy javë për t’i dhënë formë një murali. Muri i dëmtuar i ndërtesës, ku ka përfunduar shkollimin fillor, e nxiti artistin që t’i rreket ndërhyrjes artistike.

Këtë mural e ka titulluar “Eksodi”, për shkak se vlerëson se të rinjtë e qytetit të Kumanovës po e braktisin vendin për një perspektivë më të mirë.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër, përmes ngjyrave të këtij murali ka dashur të sjellë energji pozitive tek nxënësit që vijojnë shkollën “Rilindja” në fshatin Llojan, raporton Koha.

Për ta realizuar muralin e përmasave të tilla, artistit i janë dashur 120 orë. Në punë i janë bashkuar edhe bashkëshortja Vlora Morina-Idrizi dhe i riu Bardh Idrizi.

Pesë ditë punë intensive, artisti nga Kumanova i ka shpenzuar edhe në krijimin e një murali shumëngjyrësh.

Këtë vepër ua ka dedikuar vajzave të tij. Murali me personazhin e njohur për fëmijë “Ariel” është pikturuar në dy sipërfaqe të murit për të marrë pamjen tredimensionale.

Përveç pikturimit në hapësira të jashtme, një mural të veçantë e ka krijuar edhe në interierin e një kafeneje të Shkupit.

Artisti nga Kumanova njihet për transformimin e objekteve përmes artit të tij tredimensional.