Ekskluzive: Ky është teksti i plotë marrëveshjes Kosovë - Serbi nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(103) "ekskluzive-ky-eshte-teksti-i-plote-marreveshjes-kosove-serbi-nenshkruar-ne-shtepine-e-bardhe-express-ge"

Ekskluzive: Ky është teksti i plotë marrëveshjes Kosovë – Serbi nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Gazeta Express

04/09/2020 18:39

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Gazeta Express ka siguruar përmbajtjen e kësaj marrëveshje e cila përbëhet prej 16 pikave.

Kjo marrëveshje konsiderohet ekonomike dhe në paragrafim e parë thuhet se Serbia dhe Kosova kanë pranuar të normalizojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike si më poshtë.

Lexo Edhe:

Ndërsa në paragrafin e fundit të marrëveshjes thuhet se Kosova dhe Izraeli janë dakorduar të njohin njëri-tjetrin.

Serbia (Beogradi) dhe Kosova (Prishtina), pajtohen të vazhdojnë përpara me normalizimin e mardhënjeve ekonomike duke vijuar si më poshtë:

— Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.

— Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.

— Për më tepër, të dy palët do të angazhohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët për  opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port të detit të thellë në Adriatik.

— Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Belgrade) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SH.B.A’së dhe EXIM në memorandumet e mirëkuptimit për të operacionalizuar sa vijon:

— Autostrada e Paqes

— Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Prishtinës dhe Merdares

— Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Nishit dhe Prishtinës

— Të sigurohet financimi për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)

— Për më tepër, projektet bilaterale

— Një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar me orar të plotë në Beograd, Serbi.

— Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë Pikën e Përbashkët kufitare në Merdare.

— Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A’së dhe subjekteve të tjera të Qeverisë së SH.B.A.-së, për të gjetur zgjidhje dhe fizibilitet për qëllimin e ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.

— Të dy palët do të bashkohen në zonën mini-Shengen, njohur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Rendin 2019, dhe të shfrytëzojnë plotësisht përfitimet e saj.

—  Të dy palët do të njohin reciprokisht diplomat dhe çertifikatat profesionale.

— Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A.-së dhe me entitet e qeverisë, në fizibilitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit Gazivoce / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.

—  Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë tashmë të pranishme, të dy palët angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

— Të dy palët do të rrisin rishikimin e pasagjerëve në linjat ajrore, shkëmbimin e informacionit midis tyre dhe brenda kornizës së bashkëpunimit më të gjerë të SHBA në Ballkan, dhe do të angazhohen për azhurnime të teknologjisë për të luftuar aktivitetet e paligjshme duke zbatuar dhe funksionalizuar sistemet e informacionit të sigurimit të ofruara nga SH.B.A., përfshirë PISCES , APIS, ATS-G dhe SRTP.

— Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë komunikimin e rinovuar ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe dhe kthimin e vazhdueshëm të pasurisë hebreje të trashëgimisë dhe të pakërkuar të epokës së Holokaustit.

—  Të dy palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Të dy palët angazhohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjata, të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dy palët angazhohen të identifikojnë një pikë kontakti për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse të qeverisë dhe për të koordinuar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të sigurojnë një azhurnim vjetor të numrit të çështjeve të zgjidhura dhe në pritje.

—  Të dy palët do të punojnë me 69 vendet që kriminalizojnë homoseksualizmin për të nxitur deskriminalizimin.

— Të dy palët zotohen të përcaktojnë Hizballah në tërësinë e saj si një organizatë terrosit, dhe të zbatojnë plotësisht masat për të kufizuar Hizbollah, operacionet dhe aktivitetet financiare në juridiksionet e tyre.

— Kosova (Prishtina) do të bie dakord të zbatojë moratiorium një vjeçar duke kërkuar anëtarësim të ri në Organizatat Ndërkombëtare. Serbia (Beograd) do të pranojë një moratorium një-vjeçar të fushatës së saj të njohjes dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga ndonjë shtet i Organizatës Ndërkombëtare për të mos njohur Kosovën (Prishtinë) si një shtet i pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

—  Kosova (Prishtina) dhe Izraeli bien dakord të njohin njëri tjetrin.


Presidenti amerikan, Donald Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo e sotmja është ditë historike.

Ai e ka konsideruar si sukses të administratës së tij, që të arrijnë marrëveshje mes dy shteteve që për dekada kanë qenë në konlikt. Sipas Trumpit, ka pasur negociata të dështuara për ta zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është ditë historike. Jam i lumtur të njoftojë Kosova dhe Serbia janë zotuar për normalizim ekonomik. Shumë vite, dekada do të thojë, pas një historie tragjike dhe të dhunshme, dhe pas shumë negociatave të dështuara, administrata ime ka propozuar një mënyrë të re për të shuar ndarjet. Dy vendet kanë arritur një marrëveshje të madhe, diçka që askush nuk ka besua se do të jetë e mundur”, ka thënë Trump.