Ekskluzive: Anton Quni, kandidat për kryetar të LDK’së - Gazeta Express
string(66) "ekskluzive-anton-quni-thote-se-eshte-kandidat-per-kryetar-te-ldkse"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2021 21:59

Ekskluzive: Anton Quni, kandidat për kryetar të LDK’së

Lajme

Gazeta Express

19/02/2021 21:59

Anton Quni nga LDK’ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK’së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK’së, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, ka shtuar tutje Quni.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.