“Ekonomikisht, do ta shisja Messin në verë” - Gazeta Express
string(40) "ekonomikisht-do-ta-shisja-messin-ne-vere"

“Ekonomikisht, do ta shisja Messin në verë”

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 13:40

Barça do të kishte përfituar nga shitja e Lionel Messit,  thotë presidenti i përkohshëm, Carles Tusquets.

Leo deshi të largohet gjatë verës së vitit 2020, por Josep Bartmoeu nuk e lejoi diçka të tillë, duke e mbajtur edhe për një sezon të paktën, pasi kontrata do t’i skadojë në verën e vitit 2021 dhe atëherë, do të largohet me parametra zero.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, duke parë krizën që ka shkaktuar COVID-19, sipas Tusquets, shitja e Leos do të kishte qenë shpëtimi i Barcelonës.

“Duke folur në aspektin ekonomik, verën e kaluar unë do ta shisja Messin. Do të ishte e dëshirueshme për atë që merrni dhe për atë që kurseni. LaLiga ka limite të pagave”, deklaroi Tusquets. /Gazeta Express/