Ekipi i Kosovës mbërrin në Sllovaki, atje ku nesër fillon Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj
Sport
Gazeta Express
23/07/2022 9:32
Ekipi
i të rinjve të Kosovës ka mbërritur në mëngjesin e së shtunës në Banska
Bystrica të Sllovakisë.
Komiteti
Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ekipi ka mbërritur pas një udhëtimi prej 16 orësh,
shkruan Gazeta Express.
Në Sllovaki,
nesër do të hapet Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj “Banska Bystrica
2022”.
Ekipi i Kosovës u prit nga shefi i misionit, Jeton Rudari, ndërsa vendosja u bë në konviktin e studentëve, aty ku është paraparë të akomodohet delegacioni ynë.