Ejupi-Hajzeraj tregon prioritetet e saj si deputete - Gazeta Express
string(51) "ejupi-hajzeraj-tregon-prioritetet-e-saj-si-deputete"

Ejupi-Hajzeraj tregon prioritetet e saj si deputete

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 13:17

Kanadidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka treguar prioritetet e saj në rast se zgjidhet deputete.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Ejupi-Hajzeraj ka thënë se do të përkujdeset për institucione stabile që bazohen në rend dhe ligj, mundësi për diasporën dhe promovim të biznesit me qëllim rritjen e standardit dhe punësimin e qytetarëve.

“Gjithsesi, se kjo do përkushtim, besim, energji dhe fuqi politike. Tri të parat i kam unë ndërkohë që fuqinë politike e pres nga ju pasneser, me 14 shkurt, duke votuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrin tim”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi i saj i plotë:

Investimet dhe Diaspora

Miq,

Sinergjia e bashkimit te mjeteve me qëllim të zhvillimit dhe mirëqenjes së qytetarëve tanë mund të bëhet vetëm me ndërlidhjen e ngushtë dhe të fuqishme të institucioneve tona që do dalin nga këto zgjedhje dhe diasporës. Mbi këtë bazë, në mandatin tim në vijim, pos programit të AAK-së, do të përkujdesem për:

– Institucione stabile që bazohen në rend dhe ligj;

– Mundësi për diasporën dhe kapitalin e tyre;

– Diaspora si urë lidhëse mes Kosovës dhe kapitalit të huaj;

– Promovim të biznesit me qëllim rritjen e standardit dhe punësimin e qytetarit tone.

Gjithsesi, se kjo do përkushtim, besim, energji dhe fuqi politike. Tri të parat i kam unë ndërkohë që fuqinë politike e pres nga ju pasneser, me 14 shkurt, duke votuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrin tim

21 ✅– Pranveraj Ejupi – Hajzeraj

135 AAK