Ejupi – Hajzeraj e AAK’së: Do e ngrisë zërin për rininë, veçanërisht në edukim dhe sport - Gazeta Express
string(83) "ejupi-hajzeraj-e-aakse-do-e-ngrise-zerin-per-rinine-vecanerisht-ne-edukim-dhe-sport"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 19:23

Ejupi – Hajzeraj e AAK’së: Do e ngrisë zërin për rininë, veçanërisht në edukim dhe sport

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 19:23

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK’së, Pranvera Ejupi – Hajzeraj, ka thënë se prioritet i saj dhe subjektit politik të cilin e përfaqëson do jenë grupmoshat e reja, respektivisht edukimin e tyre.

Ejupi – Hajzeraj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se përveç edukimit, do të angazhohet edhe në sport. Së këndejmi, ajo ka premtuar edhe për një infrastrukturë të përmirësuar sportive në mandatin e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Rinia dhe Sporti,

Potenciali ynë si Kosovë në shumë drejtime është i kufizuar, Megjithatë, kemi diçka që të tjerët nuk e kanë. Kemi rininë tone të cilën të gjithë na e kanë lakmi, me të cilën gjithnjë mburremi por që fatkeqësisht asnjëherë nuk ua dhamë mundësinë.

Kësisoji, zëri dhe fuqia ime gjatë mandatit tim në Kuvendin e Kosovës do trumbetojë për Ju rini e në veçanti për mundësi në edukim dhe sport. Prioriteti im do të jetë:

– Edukimi i mirëfilltë i të rinjëve;

– Mundësi ndërlidhje me institucione edukative jashtë vendit;

– Mundësi praktike dhe pune, brenda dhe jashtë Kosovës,

– Mundësi të pakufizuara në sport,

-Infrastruktur sportive

– Ndërtim të objekteve rekreative dhe të sportit.

Rinia dhe sporti janë mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën. Por, ato nuk duhet të shihen si vizione të së ardhmes. Ato, thjeshtë janë vizione të së sotmes prandaj le të fillojmë. Unë jam gati – pres fuqinë politike nga ju pasneser, me 14 shkurt,

duke votuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrin tim

21 – Pranveraj Ejupi – Hajzeraj.