Einxhel Shkira mungoi në festën e fundit familjare të DJ Dagz? - Gazeta Express
string(61) "einxhel-shkira-mungoi-ne-festen-e-fundit-familjare-te-dj-dagz"

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 12:20

Einxhel Shkira mungoi në festën e fundit familjare të DJ Dagz?

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 12:20

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si DJ Dagz kanë qenë të pandarë që kur kanë dalë nga “Big Brother VIP”.

Për këtë arsye mungesa e moderatores në ditëlindjen e babait të DJ ngriti dyshime te një pjesë e publikut.

Lexo Edhe:

Nisur kjo edhe nga fakti se kur mamaja e Dagz festoi ditëlindjen pak ditë më parë e pranishme ishte edhe Einxhel. Motra e Dagzit, Aurora Gumnishta postoi në rrjetet sociale një foto ku uroi të ëmën e saj dhe video nga ambient i lokalit. Pjesë e tyre ishte dhe moderatorja.

Mirëpo, pavarësisht se lidhja e Einxhel dhe Dagz po shkon më së miri, kjo nuk do të thotë se ata do jenë bashkë në çdo rast.

Dagz postoi dje në rrjetet sociale foto nga festa e ditëlindjes së babait por mori vëmendje mungesa e moderatores.

Por, megjithatë ajo ka komentuar në postimin e Dagz duke shkruar: “Ju dua” e duke i dhënë fund çdo keqkuptimi që mund të krijohej.