Janë zbuluar më shumë prova shkencore, se mbajtja e një maske mund të parandalojë, që një person I infektuar të përhapë koronavirusin tek të tjerët, shkruan Dailymail.
Një studim I ri I bërë së fundmi, zbuloi se maskat e pambukut, që janë të punuara me dorë ndalojnë 99.9 përqind përhapjen e spërklave në ajër kur dikush kollitet ose flet, ndërsa maskat kirurgjikale parandalojnë 100% të përhapjes së këtyre pikave.
Testet treguan se personat, cilët nuk kanë të vendosur maskë dhe mbajnë distancë 6 metra janë 1.000 herë më të rrezikuar nga infektimi në krahasim me personat, që mbajnë vetëm 1.5 metra distancë por kanë të vendosur maska.
Për më tepër, edhe maskat prej pambuku të krijuara nga njerëzit në shtëpi, zvogëlojnë përhapjen e pikave për 1.000 herë.
Ekipi nga Instituti Roslin i Unviesitetit të Edinburghut në Britani, thonë se gjetjet e tyre tregojnë rëndësinë e mbajtjes së maskave në publik.
“Kur shikuan posaçërisht ato pikat më të mëdha, për të cilat mendohet se janë më të rrezikshmet, zbuluam se edhe maskat e thjeshta të punuara vet janë jashtëzakonisht të efektshme”, tha autori I studimit.
Për studim, ekipi shqyrtoi dy lloje maskash: maska kirurgjikale dhe maska pambuku me një shtresë.
Studiuesit zhviluan dy lloje të stimulantëve. E para ishte me një manekin që lëshonte pika fluoroshente dhe e dyta ishte me persona vullnetarë, që flisnin dhe kolliteshin. Ata përdoren ndriçimin me lazer për të përcaktuar numrin e pikave në ajër dhe një dritë ultravjollce për pikat që arrinin në sipërfaqe të maskave.
Si përfundim, u vërejt se kur dy persona mbanin maska mbrojtëse, më pak se një në 1000 grimca mund të depërtonin në sipërfaqe të maskës.
Studiuesit theksuan se në këtë studim u analizuan vetëm pikat e mëdha të frymëmarrjes, dhe jo aerosolet, të cilat kanë përmasa më pak se pesë mikrometra. Nëse transmetimi aerosol përcaktohet si shtytës I përhapjes së infeksionit, atëherë ky studim mund të mbivlerësoj efktivitetin e maskave të fytytës.
Mesazhi I studiuesve ishte, që efektiviteti I maskave mbrojtëse nuk duhet të diskutohet dhe se ato do të zvogëlojnë dukshëm mundësinë e përhapjes së infeksionit./Gazeta Express