Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit nëntor në Superligën e Zvicrës, pas paraqitjeve mbresëlënëse me Baselin gjatë atij muaji.
Anësori i Kombëtares së Kosovës u paraqit në dy prej tri ndeshjeve të Baselit në ligë gjatë muajit nëntor, duke dhuruar një asist, raporton Gazeta Express.
Muaji nëntor ishte pikë kthese për 22-vjeçarin, i cili me paraqitjet e tij e bindi trajnerin Marcel Koller t’i japë më shumë hapësirë në ekipin e parë.
Liga e futbollit zviceran njoftoi përmes faqes së vet zyrtare në Instagram se kosovari është zgjedhur lojtari i muajit nëntor në Superligë.
Zhegrova i ka ndihmuar Baselit ta ruajë hapin me Young Boys në luftë për titull në ligën elitare zvicerane, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.
Kosovari shkëlqeu në veçanti ndaj liderit Young Boys, duke kontribuar me një gol dhe një asist në fitoren e Baselit 3:0 para dy javëve. /Gazeta Express/
View this post on InstagramA post shared by Swiss Football League (@sfl_ch) on
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...