Edith Durham: Korça, një qytet i habitshëm, pa zagarë dhe plehra! - Gazeta Express
string(61) "edith-durham-korca-nje-qytet-i-habitshem-pa-zagare-dhe-plehra"

Arte

Gazeta Express

15/05/2023 15:29

Edith Durham: Korça, një qytet i habitshëm, pa zagarë dhe plehra!

Arte

Gazeta Express

15/05/2023 15:29

Qyteti i Korçës është sot një ndër më të bukurit e Shqipërisë, ku turizmi po zhvillohet me shpejtësi.

Është një ndër qytetet shqiptare që është shquar për shumë veçanti, por njëra prej tyre është e identifikuar më shumë me këtë qytet. Është pastërtia.

Lexo Edhe:

E ka evidentuar më shumë se 100 vjet më parë, udhëtarja e famshme angleze që ka shkruar aq shumë për Shqipërinë.

Edith Durham vizitoi Korçën në vitin 1904, pasi kishte përshkuar pjesën më të madhe të krahinave të Shqipërisë duke përfshirë edhe Malësinë e Veriut

Në udhëtimin e saj në Ballkan, Durham e shquan Korçën si më i veçanti ndër të gjitha qytetet e Perandorisë Osmane.

“Korça është një qytet i habitshëm. Është i pastër, shumë i pastër, më i pastri që njoh unë në Perandorinë turke, me rrugë të drejta, të shtruara mirë, pa zagarë dhe plehra. Qëndron mbi një fushë të rrethuar me male, rreth 700 metra mbi nivelin e detit, është i shëndetshëm dhe ka ujë të pijshëm të mirë. Gati një e treta e banorëve janë myslimanë.

Në mal gjenden shtresa qymyrguri dhe qyteti krenohet me një mulli avulli që ka. Sikur të lidhej Korça me det, me anë të një hekurudhe, do të zhvillohej shpejt, sepse qymyri është i mirë për eksportim. Me gjithë vështirësitë që ka tani, dyqanet janë plot me mallra të importuar nga jashtë

Pasuria e saj më e madhe është bërë jashtë, sepse megjithëse shqiptari në gjendjen e tanishme e gjen të vështirë për të përparuar në vendin e tij, ai tregon aftësi të mëdha pune në vende të huaja dhe i ndikuar nga patriotizmi që e karakterizon, ai i harxhon fitimet e punës në vendin e tij të lindjes…”/Hejza