Zbulohen lëndë narkotike në Gostivar, arrestohen dy persona - Gazeta Express
string(58) "zbulohen-lende-narkotike-ne-gostivar-arrestohen-dy-persona"

Zbulohen lëndë narkotike në Gostivar, arrestohen dy persona

Ballina

Gazeta Express

19/09/2021 14:43

Më 18.09.2021 rreth orës 16:30 në fshatin Gradec, Gostivar, oficerët e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar privuan nga liria S.Sh. (25) dhe V.I. (30) nga fshati Vrapçishtë i Gostivarit, sepse gjatë kontrollit të tyre u gjet marihuanë në automjetin “Mercedes” me targa të Gostivarit.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Më vonë, me urdhër të gjykatës, u krye një kontroll në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të S.Sh., gjatë së cilës u gjet dhe u konfiskua marihuana.

Lexo Edhe:

Dy personat u ndaluan në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, i cili do të pasohet nga parashtresat e duhura.