Zbulohen detajet/ Barcelona ka marrëveshje për transferimin e Nevesit, po pritet vetëm vendimi i Xavit - Gazeta Express
string(100) "zbulohen-detajet-barcelona-ka-marreveshje-per-transferimin-e-nevesit-po-pritet-vetem-vendimi-i-xavit"

Zbulohen detajet/ Barcelona ka marrëveshje për transferimin e Nevesit, po pritet vetëm vendimi i Xavit

Sport

Gazeta Express

09/12/2022 17:00

Barcelona raportohet se ka një marrëveshje me Ruben Nevesin për ta sjellë atë në “Camp Nou”.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka rënë dakord për një marrëveshje “ekonomikisht të favorshme” me Barçën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “Sport”, çmimi i rënë dakord është shumë më i ulët se vlerësimi fillestar i Wolvesit për mesfushorin, i cili ishte rreth 50 milionë euro. Kjo e ka shtyrë Barcelonën për të bërë marrëveshjen siç është financiarisht e arsyeshme për ta.

Megjithatë, marrëveshja do të përfundojë vetëm pasi Xavi të japë dritën jeshile.

Sipas mediumit spanjoll, Xavi, e konsideron Nevesin si një futbollist të mirë, por nuk e sheh atë si zëvendësues të Sergio Busquetsit. Si rezultat, ai nuk është shumë i bindur nga marrëveshja.

Pavarësisht kësaj, Xavi e pranon se ai është i kufizuar në marrëveshjet që mund të bëjë për shkak të situatës aktuale financiare të klubit.

Ai gjithashtu e kupton se reprezentuesi portugez mund të jetë opsioni më i mundshëm për klubin nëse dëshiron përforcime në mesfushë. /Gazeta Express/