Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë Dimitris Janakakis.
Në takim, siç thuhet në kumtesë, u bisedua për zhvillimet e fundit në vend e rajon, Marrëveshjen e Prespës, procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me ç’rast palët u dakorduan që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të vazhdojë dhe se, zhvillimi ekonomik së bashku me anëtarësimin në BE janë pikësynime që duhen ndjekur.
Kryetari Thaçi konfirmoi qëndrimin për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe potencoi që procesi Euro-Atlantik bashkë me shtetin e së drejtës dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike janë përcaktim i Partisë Demokratike Shqiptare.
Me rastin e përmbylljes së mandatit të ambasadorit, Thaçi falënderoi Dimitris Janakakis për kontributin diplomatik në vend dhe rolin e rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, thuhet në kumtesë.