Tetovë, arrestohet nga policia pasi u akuzua nga prindërit për sjellje agresive - Gazeta Express
string(78) "tetove-arrestohet-nga-policia-pasi-u-akuzua-nga-prinderit-per-sjellje-agresive"

Ballina

Gazeta Express

12/08/2022 11:55

Tetovë, arrestohet nga policia pasi u akuzua nga prindërit për sjellje agresive

Ballina

Gazeta Express

12/08/2022 11:55

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka arrestuar 43 vjeçarin nga Tetova, të cilin paraprakisht e denoncuan prindërit e tij për sjellje agresive ndaj tyre. Policia po merret me zbardhjen e rastit.

“Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Lexo Edhe: