Sveçla u beson kapaciteteve të Policisë për të garantuar siguri gjatë zgjedhjeve në veri - Gazeta Express
string(88) "svecla-u-beson-kapaciteteve-te-policise-per-te-garantuar-siguri-gjate-zgjedhjeve-ne-veri"

Sveçla u beson kapaciteteve të Policisë për të garantuar siguri gjatë zgjedhjeve në veri

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 23:35

Sa i përket ofrimit të sigurisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se është optimist sa i përket kapaciteteve të Policisë së Kosovës për ofrimin e sigurisë.

Megjithatë, Sveçla thotë se vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve do ta marrë presidentja e vendit pasi t’i pranojë rekomandimet nga KQZ apo Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Situata është e qetë, asnjë qytetar nuk ka nevojë të brengoset për veten apo familjarët e tij. Jemi shtet i së drejtës dhe përmes instrumenteve demokratike do të garantojmë të drejta për të gjithë qytetarët e Kosovës pa asnjë dallim.

Tash institucionet që janë të thirrura për të vlerësuar, janë duke punuar drejt pasqyrimit të qartë, sit ë rrethanave dhe të rreziqeve për çfarëdo procesi zgjedhor këtyre ditë. Unë po pres qoftë KQZ apo Policia të dalin me rekomandimet e tyre, e që pastaj do ti përcjellën presidentes, kryeministrit dhe kryetarit. Unë po ju them që jam optimist mbi kapacitet e policisë së Kosovës për të ofruar siguri. Nuk mund të parashikojë se çfarë mund të ndodh ditëve në vijim, është mirë kjo tu lihet profesionistëve dhe në bazë të rekomandimeve të merren vendimet”.

Tutje, ministri i Brendshëm tha se Kosova do të koordinohet edhe me aleatët ndërkombëtarë për marrjen e vendimit për zgjedhjet në veri.

“Ne patjetër që nq vazhdimësi koordinohemi me të gjithë aleatët tanë, patjetër që me seriozsitetin maksimal do të merren parasysh edhe këto apele që po vijnë nga SHBA;të, por mund të vijnë edhe nga vendet tjera”.

Megjithatë, Sveçla thotë se situata e sigurisë në atë pjesë mund të përkeqësohet vetëm për shkak të akteve kriminale e terroriste të grupeve të caktuara që po udhëhiqen nga Beogradi.

„Kjo është për shkak të akteve kriminale e herë-herë edhe terroriste të grupeve të caktuara që janë nën drejtimin dhe mbështetjen e Beogradit, të gjitha këto tensione, e këto shkelje të ligjit po ndodhin për shkak të vendimeve kriminale të qeverisë së Beogradit.

Prandaj duhet të jemi të qartë mbi përgjegjësinë, rolet destruktive të palës tjetër, patjetër që pastaj të gjitha institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgjegjshme në raport me detyrat që i kem për dhe kundrejt Republikës së Kosovës“, tha ai për televizionin publik të Kosovës.