Sveçla reagon pas rritjes së prezencës policore në veri: U vlerësua e domosdoshme - Gazeta Express
string(80) "svecla-reagon-pas-rritjes-se-prezences-policore-ne-veri-u-vleresua-e-domosdoshme"

Gazeta Express

08/12/2022 21:55

Sveçla reagon pas rritjes së prezencës policore në veri: U vlerësua e domosdoshme

Gazeta Express

08/12/2022 21:55

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendimit të Policisë së Kosovës për ta rritur praninë në veriun e vendit. Ai ka thënë se rritja e prezencës është bërë me qëllim të ofrimit të sigurisë, e cila është vlerësuar e domosdoshme.

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, ka shkruar Sveçla.

Lexo Edhe:

Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës.

“Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit. Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka theksuar se Policia ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit. /GazetaExpress