Shkollat e mesme në RMV hapin dyert për semimaturantët - Gazeta Express
string(54) "shkollat-e-mesme-ne-rmv-hapin-dyert-per-semimaturantet"

Ballina

Gazeta Express

24/05/2022 17:29

Shkollat e mesme në RMV hapin dyert për semimaturantët

Ballina

Gazeta Express

24/05/2022 17:29

“SHKOLLA DIGJITALE” DHE SHMQSH ’’SARAJ’’ SHPALOSIN PROGRAMET SHKOLLORE

Shkolla e mesme në qytetin e Shkupit “Saraj” është shkolla e vetme në RMV që ofron drejtime si gjimnazi ekonomija dhe mjeksia në një vend, e nga ana tjetër shkolla profesionale digjitale ofron nje planprogram mësimor që përdoret në 500 vende të botës. Drejtorët e të dyja shkollave në happy day motivojnë nxënësit të regjistrohen pasi me fillimin e qersorit hapen edhe afatet e para të regjistrimit.

Lexo Edhe:

Për dallim nga shkollat e mesme profesionale në vend, shkolla  e mesme në qytettin e Shkupit ‘Saraji’ ofron diça ndryshe për nxënësit. Drejtori I SHMQSH “Saraj” thotë se kjo shkollë është e vetmja në maqedoni që ofron gjimnazin, ekonominë dhe mjeksinë në një vend.

Është e vetja shkollë në maqedoni dhe në qytetin e shkupit që I ka të tre drejtimet…të tjerat janë ose gjimnaz ose ekonomi ose vetëm mjeksi, ndërsa në “saraj” janë edhe ekonomia edhe gjimnazi edhe mjeksia në një vend, kjo e fundit është më e kërkuara nga semimaturantët, deklaroi Bedri Gjureci drejtor i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit

Adisa Mullarexha, drejtoreshë në shkollën digjitale motivon vajzat që të regjistrohen në këtë shkollë profesionale. Planprogrami që përdoret në këtë shkollë përdoret edhe në 500 vende të tjera të botës, shton drejtoresha.

Ky planprogram është shpërndarë në 500 vende të botës, e vecanta e shkollës digjitale është se fëmijët në këto 500 vende të botës e mësojnë planprogramin e njëjtë rreth teknologjisë. Tashmë të rrinjtë nuk duhet ti përgadisim vetëm për tregun vendor, por për atë botëror, deklaroi Adisa Mullarexha drejtoreshë e Shkollës Dixhitale.

Nga sivjet nxënësit do të regjistrohën në shkolla të mesme për vitin 2022\2023 në mënyrë ekeltronike, në vend që të dorëzojnë dokumente nëpër shkolla. Kjo mundësohet nga shërbimi I ri digjital, I zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada e Mbretërisë se Bashkuar./KlanMacedonia/