Selimi: Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt nuk kishte pse të ndodhte - Gazeta Express
string(67) "selimi-arrestimi-i-gucatit-dhe-haradinajt-nuk-kishte-pse-te-ndodhte"

Gazeta Express

26/09/2020 22:34

Selimi: Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt nuk kishte pse të ndodhte

Gazeta Express

26/09/2020 22:34

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar bastisjet që janë bërë nga hetuesit e Gjykatës Speciales në  zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe arrestimin e kryetarit të kësaj organizate Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Selimi ka thënë se OVL është shndërruar në palën e mesit ku njëra dërgoi dosje dhe tjetra mori ato.

Lexo Edhe:

“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi ‘rrufenë’ e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte”, është shprehur ai në një postim në Twitter.

Hetuesit e Speciales kanë bastisur ditën e premte zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, ku më pas kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “frikësim të dëshmitarëve”.