Sela: Feta Alimit dhe Kumanovës ia kam gjithë jetën time borxh - Gazeta Express
string(61) "sela-feta-alimit-dhe-kumanoves-ia-kam-gjithe-jeten-time-borxh"

Sela: Feta Alimit dhe Kumanovës ia kam gjithë jetën time borxh

Gazeta Express

07/07/2020 16:32

Shkruan Ziadin Sela

Faleminderit për këtë dhuratë të këndshme s’kam ndonjë portret për ta hedh aty po si do që të jetë faleminderit. Tek dëgjoja paralajmërimin për të marrë fjalën u përmenden fjalë të pamposhtur , e pamposhtur është Kumanova prandaj jam unë sot këtu sepse ju e rritët djalin tuaj Feta Alimin i cili më mjekoj e më shpëtoj dhe të cilit unë ia kam gjithë jetën time borxh, atij dhe Kumanovës. E Kumanova është kala e kur është aty të mbrojtur janë shqiptarët.

Lexo Edhe:

I nderuari Glauk faleminderit, për këtë përkrahje tuajën dhe Vetëvendosjes, sepse e kemi shumë të nevojshme dhe bëj të fala Albinit se ne nuk do ta keqpërdorim përkrahjen që jepni ju shqiptarët në përgjithësi në Kosovë, në Shqipëri, e sidomos shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut , miku im Afrim urime fitorja dhe natyrisht Bujarja do të bëhet deputete patjetër , Hysni faleminderit që je sonte këtu me ne dhe ti çdoherë ke qenë aty ku është dashtë nevoja që të jesh me shqiptarët me rininë duke kuvenduar dhe duke bërë të mirën e vazhdueshme që të bashkohemi e për ta krijuam kënaqësinë tani në këtë moshë që unë dhe Afrimi të bëhemi bashkë e t’i bëjmë bashkë gjithë shqiptarët.

Afrim ne në këto zgjedhje do të dalim do të ngadhënjejmë sepse fitoren do e sjellin shqiptarët dhe ne vetëm duhet ta udhëheqim këtë fitore bashkërisht e kur i ndamë listat e vendosëm ne si Aleancë për Shqiptarët do t’i japim bashkë rrugëtarë dhe njerëz krah teje më të mirët prej nesh Bujaren por sidomos profesor Elmi Azirin i cili është nderi dhe krenaria e jonë por edhe e Kumanovës kuptohet. Jemi para një momenti të rëndësishëm fuqi absolute në dorën tuaj për të votuar dhe për të sjell ndryshimin më 15 korrik .

Ndryshim kaq shumë i pritur të cilin ne e presim të gjithë si shqiptar. Kuptohet që zhvillohet një situatë e pakëndshme për ne. Ne shfrytëzojmë rastin që tu bëjmë apel vëllezërve dhe motrave tona dhe tu themi shumë qartë pa asnjë dilemë ne vijmë me paqe, ne vijmë fisnik ashtu si janë shqiptarët , ne vijmë për t’ju bërë më të lirë dhe mos u frikësoni dhe ju gënjejnë të gjithë ato që thonë se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të nxjerr prej pune ndonjë shqiptarë. Nuk ka për të ndodh, përcillni këtë mesazh të gjithë shqiptarët që mundohen që t’i frikësojnë.

Natyrisht ne jemi shumë të vetëdijshëm që ju kur t’ia jepni përkrahjen këtij koalicioni për kryeministra shqiptarë do të na keni zgjedh dhe ne këtë votë tuajën do ta shfrytëzojmë për të mirën tuaj. Kjo votë e juaj do të jetë motivi që ne do të jemi aty për të mbrojtur çdo para dhe tatim të cilin e paguajnë shqiptarët , çdo mund të cilët shqiptarët e kanë dhënë këto vite. 18 vite me radhë, fatkeqësisht shqiptarët e zgjodhën nji koncept politik për kryeministra të tyre të jenë. Ata nuk ishin në krye të detyrës dhe ata nuk kanë pse dalin tani me oferta të rrejshme, të cilat do të shërbenin vetëm si mbulesë e diskriminimit, vetëm si mbulesë e mungesës së perspektivës dhe zhvillimit ekonomik, vetëm si mbulesë e eksploatimit dhe shtypjes që i bëhet shqiptarit.

Do të duhet ta themi patjetër zëshëm dhe qartë shqiptarëve BDI-së më saktë nuk i kanë munguar pozicionet politike ajo që atyre u ka munguar natyrisht që ka qenë forma se si i kanë ushtruar këto ministri e kur kanë pas ministrinë e drejtësisë e tha Zeka proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve ishin më tepër të shprehura .

E bash në këtë kohë kur ata kishin ministër drejtësie dhe zëvendës ministër të punëve të brendshme nënat dhe motrat tona tërhiqeshin zvarrë duke u bastisur gjysma e trojeve shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut në kërkim të fakteve dhe fakte s’ kishte e kur këto kishin këto zëvendës ministra të punëve të brendshme ato rrinin mes Gordanës dhe Sashos duke u thënë shqiptarëve terrorista islamikë publikisht e shqiptarët e kanë parë se si janë ata e kur ata kanë ministra të arsimit vogëlushët tanë 5,6 vjeçar nuk mësojnë dot në gjuhën shqipe sepse nuk kanë shkolla dhe paralele për të mësuar në gjuhën e nënës së tyre ata detyrohen që t’i mësojnë fjalët e bukura në gjuhë të huaj e kur këta janë ministra të arsimit Kumanova nuk sheh ndonjë ndryshim sepse ndajnë një oborr Sami Frashëri dhe V. Karagjiqi dhe nga ana tjetër Sami Frashëri me të njëjtat hapësira dhe ajo i ka të gjitha kushtet për një proces edukativo arsimor i kanë të njëjtat hapësira dhe Sami Frashëri shyqyr Zotit i ka 1200 nxënës ndërsa V. Karagjiqi vetëm 84 nxënës . E pra kjo s’është e drejtë është diskriminim dhe ne do ta ndërpresim këtë fenomen. Shqiptarët paguajnë para në këtë shtet dhe shqiptarët kanë nevojë për shkolla të reja dhe standarde dhe jo kazerma të cilët u jepen shqiptarëve.

Ne kemi qenë në çdo vendbanim në zonën numër dy kemi bërë edhe parafushatë që ta përgatisim programin tonë . Eksperti më i madh i përpilimin të programit tonë jeni ju erdhëm dhe i pamë problemet me të cilët përballeni , e pamë Likovën që furnizon me ujë të gjithë Kumanovën ujë që kalon mes fshatrave shqiptare, nëpër lagjet e shqiptarëve i le pa ujë dhe furnizon lagjet e maqedonasve me ujë. Kjo duhet ndërprerë dhe ne në programin tonë kemi mbi 500 milion euro për katër vite për investime direkte në infrastrukturë shkolla e tjerë në mënyrë që pas katër viteve këtë problem ta kemi të zgjidhur .

Erdhëm dhe i pamë punët e atyre të cilët para ca vitesh shqiptarët ju besuan dhe ju dhanë votë në mënyrë që ta rrëzojnë një të keqe dhe një regjim në emër të një koncepti të rrejshëm shoqëri e përbashkët për të gjithë lagjet e shqiptarëve, fëmija shqiptarit kur bëhet i aftë për të dalë te lagjja, te rruga, vetëm rruga u ngelën vetëm rrugën e ka ai kur është 5,6 vjeçar, vetëm rrugën e ka kur bëhet adoleshentë , vetëm rrugën e ka kur bëhet i ri dhe vetëm rrugën e ka kur krijon familje dhe duhet të ushqejë fëmijë . Pa çerdhe, pa pallat kulture, pa fusha sporti dhe me një nënqeshje të turpshme.

Nga kryeministri teknik i tanishëm dhe asokohe ministër i punëve të brendshme kishte shkuar te lagjja e Trimave kishte bërë investim të madh 10m katror pllaka begatoni dhe vetëm një ulëse gjoja për kënd lojërash në një hapësirë ku ka vend edhe për fusha sporti në mënyrë që të rrisim rini të shëndoshë. Mos keni asnjë dilemë vëllezër e kemi dëgjuar te argumentimet që janë përdor edhe nga disa vëllezër tanë dhe motrat tona të cilët e kanë dhënë përkrahjen e arsyetimi ka qenë që ta rrëzojnë BDI-në.

Nuk rrëzohet BDI-ja duke përkrah LSDM-në BDI-ja do të shkoj në opozitë duke dhënë votën Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës e ju keni nderin që këtë votë t’ia jepni Afrim Gashit, Elmi Azirit, Safijes dhe Bujares. Mos e harroni këtë kurrë. Ju jetoni përditshmërinë e shihni turpin që na kanë sjellë e keni parë zullumin më keq se kushdo tjetër dhe nuk janë të aftë që ata t’i mbrojnë shqiptarët në shtëpitë e tyre kur vij në Kumanovë mua më kujtohen pamje tmerruese të fëmijëve të vegjël me lot në sy të cilëtfëmijë që mësojnë vdekjen para se të mësojnë jetën.

Kur vij në Kumanovë shoh pasojat e një shteti i cili është i rënduar kundër shqiptarit në mënyrë që të vazhdoj që t’ia vras shpresën dhe perspektivën që ai dëshiron ta shoh këtu . Kur vij në Kumanovë më kujtohen viktima katër vjeçare shqiptare, vrasës të cilët sot janë të lirë dhe janë në liri vetëm e vetëm pse janë maqedonas .Kur vij në Kumanovë më kujtohen edhe të ri shqiptarët të cilët dënohen maksimalisht në Shkup sepse kur viktima në një përleshje fizike me pasojë vdekje sepse viktima ishte maqedonas dhe shqiptarët dënohen me nga 19 vite burg maksimumin e dënimit që parasheh ligji me rikualifikim veprash e të tjerë. Kur vij në Kumanovë Unë e di që plagët janë të pashëruara nga ndodhitë të cilët i ka bërë këtu pushteti në mënyrë që të mbijetojnë .

E pra ka ardhur koha që me 15 korrik t’i lejmë mbrapa të gjitha këto kujtime të errëta ta sjellim ndryshimin dhe fitoren dhe nëpërmjet programit shtet për të gjithë është koha të vijnë në Kumanovë prokurorë evropianë që të rihapen rastet e montuara kundër shqiptarëve, të dënohen vrasësit dhe të dëmshpërblehen të pafajshmit.

Me dhjetëra familje jetojnë këtu para se të ekzistoj Maqedonia dhe sot nuk ka nënshtetësi kjo është dramë. Kjo është ta fusësh në borxh një familje sepse një ditë njeriu plaket dhe vendi se ku vdiset është spitali e fëmija se merr dot prindin nga morgu sepse duhet paguar 2.000 , 3.000 euro. E kjo bëhet me çdo kusht që neve të na shndërrojnë në pakicë. S’janë pakicë shqiptarët . Shqiptarët kanë treguar se kanë kapacitete që ta destabilizojnë dhe ta mbanë stabil shtetin dhe ky është definicioni i pakicës.

Shqiptari nuk e ka zakon t’i trokasësh, në derë me kërcenim e me shantazh, a ju kujtohen shtëpitë e shqiptarëve kur para hyrjes nëpër shtëpi ishte dera më e vogël, që kur të hysh brenda saj të hysh pak i përulur dhe krenar, vëllezër të dashur hyni nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe kërkoni që të vije ndryshimi sepse ndryshimi është në dorën e tyre”, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela,