Pesë aksidente në rrugën Ferizaj - Prishtinë, përfshihen 15 automjete - Gazeta Express
string(66) "pese-aksidente-ne-rrugen-ferizaj-prishtine-perfshihen-15-automjete"

Pesë aksidente në rrugën Ferizaj – Prishtinë, përfshihen 15 automjete

Gazeta Express

05/08/2020 11:59

Në mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku, në të cilat janë përfshirë 15 automjete.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për KosovaPress se ka edhe persona të lënduar.

Lexo Edhe:

Deri më tani shkak i këtyre aksidenteve, 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka treguar Ahmeti.