Në sheshin Zahir Pajaziti tashmë ka fillur grumbullimi i qytetarëve të cilët do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate kundër marrëveshjes së Ohrit e ku do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti shkaku i pranimit të themelimit të Asociacionit.
Në këtë protestë po marrin pjesë edhe ish-deputetë si Zafir Berisha dhe Endrit Shala dhe anëtarë nga Organizata e Veteranëve të Luftës.