Miratohet projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale - Gazeta Express
string(59) "miratohet-projektligji-per-themelimin-e-gjykates-komerciale"

Miratohet projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 13:46

Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, raporton Gazeta Express.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ftuar për aprovimin e këtij projektligji i cili kaloi me shumicë votash.

Lexo Edhe:

“Sot para jush paraqes projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, duke pasur parasysh vështirësitë e trajtimit të lëndeve komerciale nga gjykatat themelore ka stërzgjatur kontestet komerciale”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ajo tha se themelimi i kësaj gjykate do të mundësojë krijim të vendeve të reja të punës.

Themelimi i kësaj gjykate do të ndihmojë në zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të punës sepse kjo do të mundësojë investimin e bashkëatdhetarëve përshkak të garantimit të sigurisë juridike dhe krijimit të një ambienti të të bërit biznes.