Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1253 teste prej të cilave 619 kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë në Shkup-265, Manastir 41, Ohër 32, Kumanovë 31, Veles dhe Strumicë nga 22, Tetovë dhe Kavadar nga 21 e kështu me radhë. Nga numri i përgjithshëm prej 619 të të infektuarve 127 janë të ri-infektuar.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë edhe për 803 pacientë të shëruar, ndërkohë që janë regjistruar dhe katër viktima, që të katërtit nga “Termini im”.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...