Koronavirusi ka lënë në udhëkryq semimaturantët - Gazeta Express
string(47) "koronavirusi-ka-lene-ne-udhekryq-semimaturantet"

Koronavirusi ka lënë në udhëkryq semimaturantët

Gazeta Express

26/05/2020 15:38

Gjendja e jashtëzakonshme me Covid 19 ka lënë në udhëkryq semimaturantët që akoma nuk kanë vendosur ku do të vazhdojnë shkollimin e mesëm.

Si rezultat i mbylljes së shkollave, shumë prej nxënësve ankohen se nuk janë njoftuar mjaftueshëm për drejtimet e shkollave të mesme, posaçërisht për ato profesionale. Disa prej atyre që takuam tashmë kishin vendosur të regjistrohen në gjimnaz, mjekësi ose drejtimet për dizajn.

Lexo Edhe:

“Unë jam prej shkollës “Zhivko Brajkovski” edhe kam menduar të shkoj në dizajn në “Zdravko Cvetkovski”. Më pëlqen si drejtim. Është drejtim i mirë edhe ka shumë vende të punës”.

Edhe kujdestarët e klasave thanë se ky vit do të jetë shumë i vështirë për gjeneratën që përmbyll shkollimin fillor.

Unë shpesh herë edhe ua kam promovuar edhe ua kam propozuar të shkojnë në shkolla profesionale sepse e ardhmja zakonisht mbështetet nga profesionet sepse dihet tregu i punës dhe interesi -deklaroi Fitore Qirezi, mësimdhënëse e SHF “7 Marsi”.

Semimaturantët, për herë të parë këtë vit do të mund të regjistrohen edhe në gjimnazin e ri për Matematikë-Informatikë në Shkup.

Të gjithë nxënësve të shkëlqyeshëm në këtë gjimnaz do t’u jepet gjithashtu edhe bursë. Ndërsa, nxënësit që vijnë nga qytetet e tjera do të kenë akomodim falas me shpenzime të mbuluara nga Ministria e Arsimit – u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Nxënësit të cilët duan të jenë pjesë e gjimnazit të ri do t’i nënshtrohen provimit pranues në lëndët matematikë dhe fizikë, më 2 dhe 4 qershor. Gjimnazi, për momentin është i vendosur në shkollën e ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski”./alsat