Konjufca: Jemi shteti i vetëm në botë ku ambasada amerikane u detyrua të tregojë që s’ka mikroçipa në vaksina - Gazeta Express
string(107) "konjufca-jemi-shteti-i-vetem-ne-bote-ku-ambasada-amerikane-u-detyrua-te-tregoje-qe-ska-mikrocipa-ne-vaksina"

Konjufca: Jemi shteti i vetëm në botë ku ambasada amerikane u detyrua të tregojë që s’ka mikroçipa në vaksina

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 7:00

Kryeparlamentari Glauk Konjufca duke komentuar hezitimin e disa qytetarëve për t’u vakisnuar, tha që kemi ardhë deri në pikën ku ambasada amerikane u detyrua të tregojë që s’ka mikroçipa në vaksina.

“Jemi shteti i vetëm në botë ku ambasada amerikane është detyruar të lëshojë deklaratë zyrtare që nuk ka mikroçipa në vaksinë. Askund në botë, as në Afrikë  nuk e besoj që ka pasë deklaratë ku thuhet “qytetarë të nderuar mos u tutni se nuk ka çipa”.

Lexo Edhe:

“Në parim, i përkas mentalitetit politik që qytetari e ka fajin më së paku në këtë situatë. Ka edhe njerëz që refuzojnë të vaksinohen pra nuk i besojnë vaksinës”.

“Së paku me arrit 70 për qind mi vaksinu ata që dojnë. Ka shtete në të cilat kur u zgjedh VV-ja si qeveri , kishte shtete që e kishin filluar vaksinimin. E kujt është kjo përgjegjësi? Ne nuk e kishim kontraten e vaksinave”, tha ai.