Kloppi e gozhdon legjendën e Man Unitedit: A m’u duk a thatë se ishim të pakujdesshëm? - Gazeta Express
string(83) "kloppi-e-gozhdon-legjenden-e-man-unitedit-a-mu-duk-a-thate-se-ishim-te-pakujdesshem"

Kloppi e gozhdon legjendën e Man Unitedit: A m’u duk a thatë se ishim të pakujdesshëm?

Gazeta Express

29/09/2020 11:41

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka gozhduar legjendën e Manchester Unitedit, Roy Keane – i cili e përshkroi fitoren e të kuqve 3:1 kundër Arsenalit me çaste pakujdesie dhe përtacie – duke thënë se Keane me gjasë e ka shikuar një ndeshje tjetër sepse skuadra e tij bëri paraqitje të mrekullueshme.

Duke i hedhur poshtë vlerësimet e Keane – i cili tani punon si ekspert futbolli në Sky Sports – Klopp këmbënguli se paraqitja e Liverpoolit ishte tejet e jashtëzakonshme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

I pyetur se çfarë i pëlqeu në paraqitjen e skuadrës së vet kundër Arsenalit, Klopp u përgjigj: “Gjithçka! A tha Keane se ne ishim të pakujdesshëm dhe përtacë sonte?”

Keane reagoi duke u sqaruar: “Mendoj se ata ia falën një apo dy mundësi kundërshtarit”.

Klopp vazhdoi: “A mund të thuash që sonte patëm paraqitje të pakujdesshëm? Nuk jam i sigurt që e dëgjova mirë, por mbase ai po fliste për një ndeshje tjetër sepse kjo ndeshje nuk mund të jetë. Më vjen keq, por ai është një përshkrim i pabesueshëm i kësaj ndeshjeje”.

“Bëmë paraqitje tejet të jashtëzakonshme. Nuk ishim aspak të pakujdesshëm, aspak!” këmbënguli Klopp. /Gazeta Express/