Filipçe: Është e qartë se pa vaksinë nuk do të mund të funksionojmë normalisht - Gazeta Express
string(77) "filipce-eshte-e-qarte-se-pa-vaksine-nuk-do-te-mund-te-funksionojme-normalisht"

Ballina

Gazeta Express

19/09/2021 11:08

Filipçe: Është e qartë se pa vaksinë nuk do të mund të funksionojmë normalisht

Ballina

Gazeta Express

19/09/2021 11:08

Nuk ka asnjë argument pse qytetarët të mos vaksinohen, kjo është mënyra e vetme për të arritur imunitetin kolektiv dhe për t’u mbrojtur. Rreziku për t’u prekur nga Kovid-19 është shumë i lartë. Tani në muajt e vjeshtës, faktorët e rrezikut do të rriten në mënyrë plotësuese, njerëzit do mbyllen përsëri brenda, prandaj unë u bëj thirrje qytetarëve që ta marrin këtë çështje shumë seriozisht, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe në qëndrimin për “Sitel”, theksoi se pasi filloi vaksinimi dhe tani me masat e reja, “situata është përmirësuar shumë, por vetëm me qytetarët e vaksinuar”.

Lexo Edhe:

“Tani kemi pandemi, virus i cili po përhapet shumë tek qytetarët e pavaksinuar. Një përqindje e madhe e numrit të përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar janë të pavaksinuar, gjithashtu nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, gati 90 për qind janë qytetarë të pavaksinuar”, tha ministri.

Filipçe ka theksuar se me masat e reja të paralajmëruara ku vetëm me dy doza do të mund të shkohet në ngjarje, hapësira të mbyllura, objekte gastronomike dhe qendra tregtare, janë aspekt logjik i asaj që si masë është vendosur dhe ka theksuar se gjatë masave të ardhshme do të lihet mjaftueshëm hapësirë, dy deri tre javë që të mund qytetarët të vaksinohen.

Në pyetjen për dozën e tretë të vaksinës, ai ka thënë se me siguri doza e tretë e vaksinës do të jetë e nevojshme për të gjithë qytetarët.

“Presim të dalin studimet klinike që i bën kompania ‘Fajzer’. Sipas pohimeve dhe paralajmërimeve, doza e tretë me siguri do të jetë e nevojshme për të gjithë qytetarët, por ende është herët, presim të dalin studimet zyrtare dhe pastaj do të dalim me rekomandim adekuat”, theksoi Filipçe.