Fati i Maqedonisë për BE mbetet i paqartë - Gazeta Express
string(41) "fati-i-maqedonise-per-be-mbetet-i-paqarte"

Ballina

Gazeta Express

12/08/2022 18:59

Fati i Maqedonisë për BE mbetet i paqartë

Ballina

Gazeta Express

12/08/2022 18:59

Bullgaria vlerëson se situata në Maqedoni është e ndërlikuar. Nën presidentja bullgare, Ilijana Jotova thotë se askush nuk dëshiron që çështja me Maqedoninë të kthehet nga fillimi. Ajo iu falënderua partnerëve nga Franca që e kanë kuptuar pozicionin bullgar dhe kanë kontribuuar për kornizën negociuese, gjegjësisht që futja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së të ndodhë para fillimit të bisedimeve.

“Situata është komplekse. Ai që mendon se çështja ka përfunduar, duhet të jetë mjaft naiv. Tani është periudha e verës, institucionet e BE-së nuk punojnë dhe do të shohim se si do të nisë ky proces gjatë vjeshtës. Do të fillojnë kontrollet nga komisionet e BE-së ku Bullgaria çdoherë do të duhet të mbajë atë pozicion. Por, pavarësisht asaj që ndodhi me këtë proces të vështirë negociues, pas shumë takimeve, bisedave dhe dialogut, megjithatë pati sukses në këtë nivel. Vlerësoj se komisioni i BE-së do të jetë i kujdesshëm”, tha Ilijana Jotova, nënpresidente e Bullgarisë.

Lexo Edhe:

Por, që Maqedonia ta vazhdojë rrugën drejt BE-së, së pari duhet t’i fusë bullgarët në Kushtetutë. Pushteti është i sigurt se kjo do të bëhet, por tani për tani nuk zbulojnë se si. Deputetë të opozitares VMRO-DPMNE, noterizoi deklarata se nuk do të votojnë për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit. Këtë temë, për televizionin bullgar BTV komentuan dy eurodeputetët Andrej Kovaçki dhe Ilhan Qyçuk.

“Në qoftë se Hristijan Mickoski dhe partia e tij bëjnë fushatë kundër kësaj teme, kundër Bullgarisë dhe futjes së bullgarëve në Kushtetutë, atëherë kjo do ta bllokojë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së”, tha Andrej Kovaçki, eurodeputet.

“Dyshoj se propozimi francez në të ardhmen do të refuzohej, sepse ishte zgjidhja më e mirë brenda së cilës duhet të jenë interesat e të dyja vendeve. Me siguri, nëse vetë Shkupi duhej ta shkruante këtë propozim, ai do të ishte tërësisht me kërkesat e tyre. E njëjta gjë do të ndodhte nëse e shkruante Bullgaria”, Ilhan Qyçuk, eurodeputet.

Për momentin, BE-ja është duke zbatuar procesin e skriningut në vend, i cili sipas paralajmërimeve duhet të zgjasë deri në dy vjet. Pastaj, do të duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese, të cilat do të përkojnë me periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe atyre presidenciale në Maqedoni. Sipas ekspertëve, pikërisht BE-dhe dhe futja e bullgarëve në Kushtetutë, do të jenë fokuset kryetare gjatë fushatës zgjedhore.

Ndryshimi i Kushtetutës është vetëm një nga kushtet që Maqedonia duhet t’i plotësojë, gjë që tani për tani duket e pamundur për shkak të kundërshtimit të partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Së Majtës, pohon gazeta prestigjioze “Ekonomist”. Në Konferencën e parë Ndërqeveritare në Bruksel, politikanët evropianë dërguan mesazh të qartë – Maqedonia urgjentisht ta ndryshojë Kushtetutën që të mund t’i fillojë negociatat, shkruan gazeta, e cila konsideron se “propozimi francez” nuk është i mirë, se mund t’u shkaktojë probleme edhe vendeve të tjera kandidate dhe se me shumë gjasa i njëjti do të dështojë.