Dimitrov në video konferencë të Këshillit të Nismës së Adriatikut-Jonit - Gazeta Express
string(71) "dimitrov-ne-video-konference-te-keshillit-te-nismes-se-adriatikut-jonit"

Gazeta Express

26/05/2020 19:35

Dimitrov në video konferencë të Këshillit të Nismës së Adriatikut-Jonit

Gazeta Express

26/05/2020 19:35

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër do të marrë pjesë në video-konferencën e Këshillit të Nismës së Adriatikut-Jonit dhe në takimin ministror të Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut-Jonit (EUSAIR).

Siç kumtoi MPJ, video-konferenca do të fokusohet në nevojën e ndërmarrjes së masave të domosdoshme përmes solidaritetit rajonal me qëllim të zbutjes së implikimeve që i ka pande(MEDIAL) nga Kovid-19, para së gjithash, ndaj shëndetit, por edhe ndaj jetës socio-ekonomike të qytetarëve në vendet anëtare të nismës. Gjatë  diskutimeve ministrat do të bisedojnë për fazën rrjedhëse dhe të ardhshme nga përballja me pasojat dhe sfidat nga pande(MEDIAL) e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Maqedonia e Veriut për herë të parë merr pjesë në takimin ministror, prej se më 2 prill të këtij viti, zyrtarisht u bë vendi i nëntë anëtar i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut-Jonit (EUSAIR). Këtë vit, organizues i takimit të rregullt ministror është Serbia si kryesuese me nismën.