Ambasada e SHBA-së për Express: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t'u lidhur në tubacionin e gazit - Gazeta Express
string(106) "ambasada-e-shba-se-per-express-qeveria-eshte-duke-i-vazhduar-bisedimet-per-tu-lidhur-ne-tubacionin-e-gazit"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2021 11:07

Ambasada e SHBA-së për Express: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit

Lajme

Gazeta Express

19/09/2021 11:07

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një deklarim për Gazetën Express kanë sqaruar se diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC’së për çështjen e kyçjes në gazsjellës janë duke vazhduar dhe se mbetet të shihet nëse Qeveria e Kosovës do ta përkrahë një projekt të tillë.

“Diskutimet janë duke vazhduar, deri të dihet nëse qeveria e Kosovës do të mbështesë një propozim të tillë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës.

Lexo Edhe:

Tutje thuhet se “siç ka deklaruar të premten ministrja Rizvanolli, Qeveria e Kosovës është ende duke e diskutuar dhe konsideruar projektin e propozuar që do ta ndihmonte Kosovën të lidhej me rrjetin ekzistues të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut. Shumica e financimit, do të vijë nga fondet e BERZH dhe WBIF”.

Në fund potenconet se projekti i propozuar është një nga propozimet që po konsiderohet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së./GazetaExpress/