Edi Rama reagon pas zgjedhjes së Avdullah Hotit kryeministër - Gazeta Express
string(60) "edi-rama-reagon-pas-zgjedhjes-se-avdullah-hotit-kryeminister"

Gazeta Express

03/06/2020 18:10

Edi Rama reagon pas zgjedhjes së Avdullah Hotit kryeministër

Gazeta Express

03/06/2020 18:10

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar qeverinë e re të Republikës së Kosovës që do të drejtohet nga Avdullah Hoti i LDK’së.

Rama ka thënë se qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë u uron rrugëtim të mbarë në shërbim të Kosovës.

Lexo Edhe:

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë ka thënë se shpreson që do të bëhen punë të mira për Kosovën pas gjithë zhvillimeve që sipas tij s’kanë qenë të lehta.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama.

Avdullah Hoti sot ka marrë votën e 61 deputetëve të Republikës së Kosovës për të qeverisur me vendin./Express/