Edi Rama i përshkruan shkurt fitoret e dy Kombëtareve


Gazeta Express
15 Tetor 2019 1:05

Shqipëria dhe Kosova sonte ishin kryefjala e një nate të paharrueshme sportive.

Pasi u festua pesë vjetori i dronit në Beograd, Kosova ka mposhtur në Prishtinë skuadrën e Malit të Zi me rezultat 2-0 por malazezet duhet ta konsiderojnë veten me fat pasi që kanë mundur të marrin edhe më shumë gola në këtë ndeshje.

Në anën tjetër Shqipëria e mposhti Moldavinë me rezultat 0-4, një fitore kjo që e ngriti Shqipërinë në 12 pikë por që nuk ia ndërrojë pozitën në grup pasi që në këtë grup për kualifikim po luftojnë Franca, Turqia dhe Islanda,

E pas këtyre dy fitoreve ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka qenë i shkurt në statusin e tij në facebook.

“Super-mbrëmje”, ishte komenti i kryeministrit shqiptar. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart