Kryeministri Edi Rama ka fshirë komentet e qytetarëve të cilët e kritikuan pas sulmeve që ai dhe shkrimtari Rexhep Qosja ua bënë Gazetës Express dhe Televizionit 7.
Kryeministri Rama po i fshin komentet në postimin e tij në Facebook ku e përkrahu sulmin e Qosjes ndaj dy mediumeve.
Shkrimtari tha se Express e T7 po bëjnë propagandë kundër Shëipërisë, për shkak të raportimeve dhe qasjes kritike të mediumeve ndaj pushtetit të Ramës, përkrahjes që ai ia ka bërë ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ideve të tjera që ai i ka në bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, të cilin kryeministri i Shqipërisë e quan mik.
Express më herë publikoi disa nga to, por kryeministri shqiptar ka nisur t’i fshijë komentet negative.
Më parë, presidenti amerikan, Doland Trump, kishte fshirë komente të atyre që e kundërshtojnë. Gjykata Supreme në SHBA kishte vendosur se presidenti nuk ka të drejtë të fshijë komente.
Ndryshe, Qosja sot ka dalë me një postim ku sulmon Expressin dhe T7’shin për urrejtje ndaj Shqipërisë. Kjo i ka pëlqyer shumë kryeministrit Rama, i cili më pas e ka publikuar në profilin e tij, duke i thënë Qosjes “hallall” për shkrimin.
Rama njihet për qasjen e tij armiqësore ndaj mediave në Shqipëri, të cilat për kryeministrin e Shqipërisë janë ‘kazan’.
Shqipëria me pushtetin e Ramës vazhdon të bie në renditje për nga liria e shprehjes së lirë./Express/