Edhe vetëm disa minuta ushtrime ndikojnë mirë në shëndet


load
Gazeta Express
7 Shtator 2019 9:03

Sipas mjekëve britanikë, ushtrimet fizike kanë ndikim të mirë në shëndetin e njeriut edhe nëse ato bëhen për vetëm disa minuta. Më parë thuhej se ushtrimet fizike duhet të zgjasin së paku 10 minuta për të sjellë përfitime për shëndetin.

Në udhëzimet e udhëheqësve mjekësorë të Britanisë së Madhe, të cilat janë përditësuar së fundi, thuhet se edhe një vrapim i shpejtë nëpër shkallë mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të trupit, në rastet kur bëhen ushtrime prej 150 minutave me intensitet të ulët ose mesatar ose 75 minutave me intensitet të lartë.

“Po i theksojmë përfitimet e të gjitha aktiviteteve fizike të të gjitha niveleve, për ta arritur pragun përmes punës ideale”, tha Dr.Charlie Foster nga Universiteti i Bristol-it.

Në raport ritheksohet këshilla që personat e rritur duhet ta pakësojnë kohën e kaluar pa aktivitete fizike dhe bërjen e ushtrimeve së paku dy herë në javë për forcimin e muskujve. Në këto ushtrime përfshihen edhe puna në kopsht, bartja e qeseve të rënda dhe aerobiku.

“Aktiviteti fizik është një aset i nënvlerësuar në arsenalin tonë klinik. Kushton lirë dhe ofron shumë përfitime për shëndetin”, tha prof. Dame Sally Davies, shefe e zyrtarëve mjekësor të Anglisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart