Edhe tri ndeshje sot në Superligë, Drita synon ta shfrytëzojë humbjen e Prishtinës - Gazeta Express
string(81) "edhe-tri-ndeshje-sot-ne-superlige-drita-synon-ta-shfrytezoje-humbjen-e-prishtines"

Edhe tri ndeshje sot në Superligë, Drita synon ta shfrytëzojë humbjen e Prishtinës

Gazeta Express

09/07/2020 9:27

Xhiroja e 29-të e Ipko Superligës së Kosovës do të kompletohet me tri ndeshjet që do të zhvillohet sot në Superligë, të cilat do të nisin të gjitha në orën 17:00. Vëmendja do të jetë te të përballja mes Dritës dhe Feronikelit, pasi që gjilanasit do të tentojnë ta shfrytëzojë gabimin e Prishtinës.

Drita – Feronikeli

Lexo Edhe:

Drita e pret Feronikelin në stadiumin e qytetit në Gjilan sot në orën 17:00, vetëm 24 orë pasi në këtë stadium Prishtina luajti kundër Gjilanit dhe pësoi disfatë 2:1. Pasi që Prishtina ishte rivali më i afërt në tabelë i Dritës, tani këta të fundit do të tentojnë ta shfrytëzojnë humbjen e kryeqytetasve për të krijuar një epërsi më të madhe në tabelë, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, Drita s’do ta ketë të lehtë ta bëjë kundër kampionit në fuqi, Feronikelit, që megjithatë këtë sezon nuk ka shfaqur të njëjtën formë si sezonin e kaluar dhe radhitet në pozitën e pestë në tabelë.

Drita vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje bindëse me rezultat 4:0 kundër Llapit, ndërsa Feronikeli pësoi disfatë me rezultat 2:0 kundër Gjilanit.

Trepça ’89 – Vushtrria

Trepça ’89 do ta presë Vushtrrinë sot në orën 17:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Përderisa Vushtrria tashmë e di se do të bjerë nga liga, Trepça ’89 do t’i kërkojë tre pikët e ndeshjes për ta vazhduar qëllimin për mbijetesë.

Flamurtari – Dukagjini

Sot në orën 17:00 Flamurtari do ta presë në stadiumin e vet skuadrën e Dukagjinit, që radhitet e fundit në tabelë. Flamurtari po garon me Trepçën ’89, Drenicën dhe Llapin për mbijetesë, pasi vetëm pesë pikë i ndajnë këto katër skuadra. /Gazeta Express/